Libohova: Përshëndesim deklaratën e Yllit, bojkoti ynë vazhdon

schedule13:57 - 21 Shtator, 2020

schedule 13:57 - 21 Shtator, 2020

Pas Fidel Yllit, deputetit socialist, foli edhe Edvin Libohova rreth takimit midis negociatorit të qeverisë dhe Ligës Profesioniste të Futbollit. Në prononcimin e dhënë për mediat, presidenti i Ligës tha:

Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.

Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, deklaron kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit. /abcnews.al