Libia i refuzon lejen ekipit të OKB-së të shkojë në qytetin Derna

schedule19:13 - 19 Shtator, 2023

schedule 19:13 - 19 Shtator, 2023

Një ekipi i Kombeve të Bashkuara, i cili kishte planifikuar të udhëtonte sot në qytetin libian Derna të shkatërruar nga përmbytjet për të ndihmuar në trajtimin e efekteve të fatkeqësisë më të keqe natyrore të vendit, i është mohuar hyrja në qytet, tha një përfaqësues i Zyrës së OKB-së për Koordinimin i Çështjeve Humanitare (OCHA).

“Ne mund të konfirmojmë se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, ekipet mjekësore të urgjencës dhe punëtorët e OKB-së tashmë në Derna po vazhdojnë të operojnë,” tha zëdhënësja e OCHA Nazoua Meki në një përgjigje me email ndaj pyetjeve nga Reuters.

“Megjithatë, një ekip i OKB-së duhej të udhëtonte nga Bengazi në Derna sot, por nuk u lejuan të hynin në qytet,” theksoi Mekki, duke bërë thirrje për t’iu afruar qasje e papenguar në qytet.

Më herët sot, autoritetet në Libinë lindore u kërkuan gazetarëve që janë në Derna të largohen, pas demonstratës së mbrëmshme dhe djegies së rezidencës së kryebashkiakut nga qytetarët e zemëruar që akuzojnë autoritetet se nuk i mbrojnë ata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!