Moderatorja e njohur Liberta Spahiu ka zbuluar se është infektuar me koronavirus. Në një intervistë me Lena Kryeziu Bokshi, teksa po rrëfente eksperiencën e saj me Covid, moderatorja zbuloi se dhe ajo gjithashtu kishte rezultuar pozitive, por fatmirësisht e kishte kaluar lehtë.
“Dhe unë e kam kaluar Covidin se u desht me bërë testin para disa ditësh. Nuk është se kam patur ndonjë simptomë, e kam kaluar shumë lehtë, rreth dy javë kam qenë pa shije por shpresoj që nuk na rikthehet edhe pse po thuhet se rikthehet për të dytën herë.
Shpresoj që këtë gjendje, si ne si të gjithë njerëzit kudo që janë nëpër botë, na ka mbëtur me shpresuar që të kryhet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja. “, u shpreh moderatorja. /abcnews.al
View this post on Instagram