Komisioni Evropian pritet të publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Megjithatë vlerësohet se heqja e vizave nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm, kohë gjatë së cilës do të vijojë të punohet ende. Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Integrimit Evropian në Kosovë, Dhurata Hoxha, e cila duke folur për gazetën “Zëri” është shprehur e bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv.
Gjithashtu ministrja shprehet se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe nënvizon se nuk ka asnjë arsye që të ketë vonesa në këtë drejtim. Megjithatë, analistët thonë për gazetën “Zëri” se vendimi mund të mos merret deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që zhvillohen në maj të vitit 2019. Sipas tyre edhe nëse rekomandimi do të jetë pozitiv, vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën mund të ndodhë të pakten pas një viti./abcnews.al

