“Liberalizimi” i masave shtrënguese, Artan Fuga për Abc News: Duhet pasur kujdes dhe lëvizje të matura

schedule20:48 - 13 Prill, 2020

schedule 20:48 - 13 Prill, 2020

Në një lidhje përmes Skype me Abc News, akademiku Artan Fuga ka folur rreth mënyrës sesi po menaxhohet kriza e koronavirusit në vendin tonë por edhe në botë.

Gjatë bisedës me gazetaren Mirela Milori, profesori foli gjithashtu edhe në lidhje me raportimin e rasteve në Shqipëri dhe statistikat që janë të disponueshme në Shqipëri.

I pyetur në lidhje me zgjatjen e fashës orare kur është e lejuar lëvizja gjatë shtetrrethimit në vendin tonë, Fuga u shpreh se kjo nuk mund të shihet si një liberalizim.

Artan Fuga:

“Zgjatet koha në mënyrë që të zgjerohet hapësira, dhe të shmangen kontaktet. Dendesia të jetë më e ulët në rrugë, në këtë mënyrë distanca sociale të ruhet më shumë. Bëhet gabim të merret si liberalizim… Tashmë po thuhet se do kënë sukses ato kombe që do të kenë një numër të madh të infektuarisht, me simptoma të lehta.”

Ndërsa sa i përket modeleve të ndjekura nga shtete të tjera si Gjermania apo Spanja të cilat janë treguar më “liberale” për shkak edhe të nevojës që ka ekonomia, akademiku Fuga shtoi se lëvizjet e mundshme të masave janë bërë në mënyrë shumë të matur.

Mendoni që nevoja ekonomike do diktojë vendimet për liberalizim lëvizjesh?

“Duhet të kemi kujdes…në të gjitha vendet evropine, sidomos ato më të mëdhatë, po diskutohet një lloj rikthimi, dhe ka një lloj rikthimi herë të thënë edhe herë të pathënë. Kthimi behet në sektore shumë të rëndësishëm, që ndihmojnë vendin që ta përballojnë Covid-in më mirë.. të fillojë puna aty ku mundet, por brenda kushteve dhe rrethanave.Vërtet flitet për një dalje, por shumë të matur, dhe përpiqen ta shtrijnë këtë hapje të paktën për muajin e ardhshëm. Nuk dihet ende nëse ka një rënie apo jo të forcës së virusit. Mos harrojmë shumë vende kanë pasur numër të madh vdekjesh, statistikat janë flu, relative, vaksinë nuk ka akoma nuk ka një preparat mjekësor që ta përballojë sëmundjen…”

Një opionon për paketën e prezantuar nga Rama të hënën?

“Së pari duhet parë shtrirja në kohë. Për sa kohë është kjo. E dyta këto janë për konsum apo për të përballuar kërkesa të caktuara që kanë të bëjnë me qiranë, pagesa, shërbime elektrike,. etj. Situata është shumë problematike, një shtet mund të vazhdojë, por s’mund të vazhdojë pa fund që të mos mbledhë taksa dhe të shpërndajë para… Ajo që unë mbështes është që konsumatori duhet të mbështet.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!