Libani po përgatit makinën e tij, do të lëvizë me energjinë e Diellit

schedule17:58 - 3 Shtator, 2023

schedule 17:58 - 3 Shtator, 2023

Një inxhinier i quajtur Hisham Houssami nga Libani krijoi “Lira”, një makinë elektrike, e cila ka aftësinë të lëvizë duke përdorur energjinë e Diellit.

Edhe pse është ende në fazën e prototipit, krijuesi i saj pretendon se autonomia arrin 200 kilometra. Nuk ka asnjë informacion për bateritë. Është projektuar që të mund të përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike në vend, të cilat janë të shpeshta.

Panelet diellore janë të vendosura në çatinë e automjetit, që estetikisht do të thoshim se është krejtësisht indiferent, siç shihet edhe në foto. Sipas Houssami, qëllimi është të ndërtohet një fabrikë në mënyrë që projekti të gjejë rrugën e tij drejt prodhimit masiv.

Nga pamja e jashtme, makina mbetet prapa dhe krijuesi i saj është i pari që e di këtë. Nuk është tërheqëse, as elegante, por është funksionale.

Ky propozim alternativ për udhëtime me emetim zero në një vend të rrënuar nga paqëndrueshmëria është veçanërisht premtues./abcnews.al