Libani: Izraeli nuk duhet të tërheqë Lindjen e Mesme në luftë

schedule10:57 - 13 Mars, 2024

schedule 10:57 - 13 Mars, 2024

Ministria e Jashtme e Libanit do të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sulmet në rritje të Izraelit ndaj vendit, të cilat ditët e fundit janë shtrirë më thellë në territorin e tij.

Në një deklaratë të cituar nga Korporata Libaneze e Transmetimeve, ministria tha se sulmet e Izraelit janë bërë gjithnjë e më “të dhunshme”, duke vrarë dhe plagosur shumë civilë të pafajshëm brenda zonave të banuara.

“Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se ky përshkallëzim po ndodh në zona larg kufijve jugorë të Libanit, duke treguar dëshirën e Izraelit për të përshkallëzuar konfliktin dhe për të tërhequr të gjithë rajonin në një luftë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Libani i kërkoi “komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet e tij të vazhdueshme në përshkallëzim, dhe edhe një herë bën thirrje për dënimin nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të sulmeve izraelite kundër Libanit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!