Lian ka lindur për të qenë një artist si prindërit, Vesa Luma ndan videon e ëmbël

schedule17:47 - 11 Mars, 2021

schedule 17:47 - 11 Mars, 2021

Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar, të cilët kanë dhe një djalë të vogël me emrin Lian. Dy artistët janë zhvendosur prej kohësh në Zelandën e Re, dhe shpeshherë ndajnë momente të veçanta me të birin e tyre nga ku ndodhen.

Duke qenë së vogëlushi i tyre po rritet nga dy prindër që e kanë në gjak muzikën, dhe Lian nuk kishte si të mos merrte pak nga ta. Së fundmi, Vesa ka ndarë një foto të së voglit të saj, ku shihet duke mësuar baterinë.

“Rockstari i vogël i mamit”, ka shkruar Vesa krahas fotos. Kujtojmë që Vesa dhe Big Basta me largimin e tyre drejt Zelandës së Re, kanë qëndruar në pauzë në muzikë. Dyshja kanë konfirmuar se po punojnë për të sjellë projekte të reja, ndërsa fansat shpresojnë për një rikthim sa më të shpejtë të tyren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!