Liam Payne ka zbuluar se ka arritur një marrëveshje me ish të dashurën Cheryl Cole, për të qëndruar për pak kohë larg nga djali i tyre 3-vjeçar. Këngëtari 27-vjeçar pranoi se nuk është e zakonshme që të ishte “brenda dhe jashtë” jetës së djalit.
Gjatë një interviste për revistën Tings, Liam tha se “Lockdown është periudha më e gjatë që nuk e kam parë atë [Bear] gjatë jetës së tij. Por ne diskutuam nga fillimi dhe për arsye të ndryshme, unë dhe Cheryl vendosëm që duhet të qëndroja larg për pak, nuk është e pazakontë për mua të jem brenda dhe jetës së tij.”, tha Payne.
Liam gjithashtu tregoi se ai dhe ish-partnerja 37-vjeçare duan ta mbajnë Bear larg vëmendjes së publikut. Liam dhe Cheryl u ndanë pas dy vitesh e gjysmë së bashku. Muajin e kaluar u raportua se Liam hoqi dorë nga konsumimi i pijeve, me argumentin se stili i tij i vështirë i jetës do të ndikojë në marrëdhënien me djalin. /abcnews.al