Liam Payne është ndarë nga e fejuara Maya Henry, disa muaj pasi kishte njoftuar fejesën. Ish ylli i “One Direction” konfirmoi se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre prej më shumë se dy vitesh. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai konfirmoi se ishte beqar.
“Unë jam me të vërtetë beqar”, tha këngëtari duke shpjeguar se ata i përfunduan gjërat gjatë izolimit. “Në këtë pikë ndihem më shumë se gjithçka, jam më i zhgënjyer nga vetja që vazhdoj t’i lëndoj njerëzit. Kjo më bezdis. Thjesht nuk kam qenë shumë i mirë në marrëdhënie.”, tha këngëtari.
“Thjesht nuk jam shumë i mirë me ta, kështy që thjesht duhet të punoj për veten time para se të nis diçka me dikë tjetër. Kështu arrita në marrëdhënien time të fundit. Thjesht nuk po jepja më një version shumë të mirë për mua, që nuk e vlerësoja dhe nuk më pëlqente. Sinqerisht mund të them se ndihem më mirë nga kjo gjë.”, shtoi më tej ai.