Liam Neeson ka njoftuar se do të tërhiqet nga filmat aksion. I nominuari për çmimin Oscar, i njohur më së shumti për rolin në filmin “Taken” tha për Entertainment Tonight se ditëve të tij në filmat aksion po u vjen fundi.
“Oh, po. Kështu mendoj. Jam 68 e gjysëm. 69 këtë qershor. Ka edhe disa që do të bëj këtë vit – shpresojmë se na lejon Covid – ka disa në pritje dhe, atëherë mendoj se ndoshta do të jetë kështu.”, tha aktori.
Sidoqoftë, Liam pranon se do të marrë malli për të “rrahur djem më të rinj se vetja”. “Sapo kam mbaruar Blacklight në Australi dhe kisha një skenë luftimi me një fëmijë – aktor i ëmbël Taylor – dhe në gjysmën e luftës ngrita sytë e i thashë: “Taylor, cfarë moshe ke?” Ai tha: “25”. I thashë: “Kjo është mosha e djalit tim të madh.”/abcnews.al