Lezhjanët të pabindur, shijojnë lirinë harrojnë distancimin social

schedule09:42 - 12 Maj, 2020

schedule 09:42 - 12 Maj, 2020

Në ditën e dytë të shpalljes zonë e gjelnbërt duket se distancomi fizik dhe përdorimi i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit nuk merret parasysh.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për Abc News se radhë të gjata shikohen në sportele të institucioneve të ndryshme që punonjësit dhe qytetarët janë të papajisur me maska dhe me doreza.

Në Lezhë duket se qytetarët e kanë harruar se duhet të bëjnë kujdes, por kanë dalë në rrugë dhe duket se po shfrytëzojnë lirinë për të takuar dhe dyndur rrugëve.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se qytetarët e kanë të vështirë dhe nuk e dinë se si  mund të lëviznin nga një qyteti i tyre në një drejtim të një qyteti tjetër të gjelbërt kur i duhet që të kalojë përmes një zone të kuqe.

Në Lezhë sipas gazetarit mungon dhe prezenca e policisë në rrugë që duket se e bën dhe më të vështirë zbatimin e masave mbrojtëse në kuadër të koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!