Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të së mërkurës tek Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës. Ai është pronë e Pjetër Prelës, personi që denoncoi skandalin e tokave në këtë zonë. Megjithatë, sipas policisë, ende nuk janë gjetur shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ka patur një shkëndijë tek ekspresi. Vetë Prela ka pretenduar se ngjarja është e qëllimshme. Nga zjarri ka dëme materiale, por jo në njerëz. Lokali veror ishte me konstrukt druri./abcnews.al
Lezhë, zjarri shkrumbon lokalin
schedule12:39 - 30 Maj, 2018
schedule 12:39 - 30 Maj, 2018