Shtetasi Roberto Cino, i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve të policisë, rreth orës 14:14, 44 vjeçari ka pësuar infarkt të miokardit.
I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27 nëntor të vitit 2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore.
“Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.
I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al