Lezhë, treni i pashkëve përshkon gjithë qytetin

schedule15:20 - 21 Prill, 2019

schedule 15:20 - 21 Prill, 2019

Në Lezhë Pashkët Katolike festohen në një mënyrë krejt të vëcantë. Treni i pashkëve i mbushur me fëmijë përshkoi gjithë qytetin duke dhuruar vezë dhe shpërndarë mesazhe dashurie në këtë ditë të bekuar, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Para se të nisej treni i pashkëve me fëmijë u mbush me vezë dhe ushqime. Udhëtimi i tij mes përmes qytetit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve .

Një mënyrë e veçantë për të kremtuar pashkët katolike. Muzikë, Kërcim dhe mesazhe paqeje.

Kryetari i bashkisë dhe njerëzit që e ndihuan për të organizuar aktivitetet e kësaj feste e konsiderojnë Lezhën një vend të bekuar.

“Lezha i ka festuar gjithmonë pashkët bashkë, ndaj i uroj të gjithë Lezhianët, Gëzuar të gjithë së bashku Pashkët”, ka uruar Kreu i bashkisë Lezhë.

Urimi i qytetarëve për pashket katolike vjen edhe përmes vargjeve të Fishtës.

Festat fetare janë veçanta në Lezhë për mënyrën e organizimit, duke u kthyer në një mundësi për të promovuar kulturën dhe traditën./abcnews.al