Ditët e fundit në qytetin e Lezhës është vënë re që mes numrit të shtuar të rasteve të reja me Covid, është rritur numri i fëmijëve të infektuar.
Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC se është rritur numri i fëmijëve të infektuar me Covid i moshave nga 2 deri në 15 vjeç.
Ndër të tjera theksohet se deri më tani në asnjë prej institucioneve e arsimit nuk ka dhënë dhënë informacion dhe aq më tepër të mbyllen për dizinfektim pas konstatimeve.
Ndërkohë aktualisht në Lezhë vijojnë të jenë të infektuar me Covid 731 persona.e.su./abcnews.al