Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë – Milot.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “kryqëzimi i Shënkollit”, teksa një autoambulancë e Laçit është përplasur me një automjet tip “Ford”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip “Ford”, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikun për jetën.
Autoambulanca po shkonte në drejtim të Lezhës pasi po transportonte një të sëmurë dhe ekipin e mjekëve, por fatmirësisht nuk pati të lënduar mes tyre, bën me dije gazetari i ABC News, Gjergj Figuri.
Sipas pamjeve, te dy mjetet kanë marrë dëmtime të shumta.r.t/abcnews.al