Lezhë, kapet 29 vjeçari me 4 mina me telekomandë

schedule12:32 - 30 Shtator, 2018

schedule 12:32 - 30 Shtator, 2018

Një 29 vjeçar nga Tirana u kap me mina me telekomandë në Lezhë. Në një deklaratë publike të drejtorit të Policisë së Lezhës Ferdinand Mara, thuhet se Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana u kap pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Gjithashtu u arrestua personi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, për tentativë vrasje. Gjatë operacionit janë kontrolluar banesa e biznese dhe u shoqëruan 15 persona me precedentë penalë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!