Tre persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, teksa në të është përfshirë një 37-vjeçar nga Kosova dhe dy punonjës të karburantit, 61 dhe 52 vjeç.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa punonjësit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al