Lezhë, atje ku banorët nuk lënë hapësira dhe mundësi për invalidët

schedule15:06 - 7 Korrik, 2019

schedule 15:06 - 7 Korrik, 2019

Në qytetin e Lezhës numri i personave me aftësi ndryshe është i lartë. Por, ata kanë pak mundësi dhe hapësira për të qarkulluar lirshëm.

Parkoi në vendin e përcaktuar për invalidët. Ndodh vazhdimisht në Lezhë dhe askush nuk shqetësohet.  Personat me aftësi ndryshe përballen shpesh me probleme të tilla.  Rrampat janë një tjetër pengesë për ta.  Dhe kjo ndodh në institucione që duhet t’u japin shërbim pikërisht këtyre njerëzve.

Rrugët e qytetit e Lezhës janë bërë të aksesueshëm për invalidët paraplegjik. Por bizneset e shërbimeve apo institucionet rajonale nuk afrojnë lehtësira.

Investimet publike nuk mungojnë. Por jo për personat me aftësi ndryshe. Ndaj ata dyshojnë se gjërat mund të ndryshojnë.

Zgjidhja është unifikimi i grupeve të ndryshme sociale dhe prezantimi i problematikave për të rritur presionin ndaj institucioneve. Sipas kryetares së shoqatës MEDPAK, Zela Kola, nuk mjafton pagesa në kesh, pasi duhen shërbime.  

Nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, thotë se realizimi i rampave në rrugët e qytetit për të vijuar menjëherë edhe në qytetin e Shëngjinit janë hapa për të ndryshuar.

Për të mundësuar një bashkëpunim më të madh mes tyre, organizatat lokale të personave me aftësi ndryshe po asistohen nga të tjera organizata që kanë në fokus zgjidhjen e problemeve të ndryshme sociale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!