Lezhë, arrestohen autorët e një sërë vjedhjesh

schedule09:57 - 24 Shkurt, 2018

schedule 09:57 - 24 Shkurt, 2018

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës. Ata janë Alket  Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë dhe Rambo Hasani , 27 vjeç, banues në Lezhë. Makaj dhe Hasani akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Lezhës.

Gjithashtu , gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Alket  Makaj, në momentin e arrestimit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale disa doza lëndë  e dyshuar narkotike Mariuanë.

Njoftimi i Policisë Lezhë

Zbardhen dhe u  dokumentohet autorësia  një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në qytetin e Lezhës

Arrestohen autorët e dyshuar

Sekuestrohen disa nga mallrat e vjedhur si dhe lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë

Nga efektivët e policisë  të D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e  Komisariatit   të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale,   pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve :

-Alket  Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë.

Ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, të  dokumentuara në mënyrë ligjore, dhe konkretisht :

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.

– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i  ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.

– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Beselidhja”, Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Gjithashtu , gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në momentin e arrestimit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale disa doza lëndë  e dyshuar narkotike Mariuanë.

I arrestuari tjetër është shtetasi :

– Rambo Hasani , 27 vjeç, banues në Lezhë

Edhe ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, të  dokumentuara në mënyrë ligjore, dhe konkretisht :

– Me datë 23.02.2018 , tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.

– Me datë 11.02.2018 , dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë

– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.

– Me datë 12.12.2017 , dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore  edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme  për veprat  penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve ” dhe “ Vjedhja”,  parashikuar nga neni 283/1 e 134 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Alket Makaj si dhe vepra penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Rambo Hasani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!