Lezhë, aparati i mamografisë me defekt që kur u dhurua

schedule14:30 - 10 Tetor, 2018

schedule 14:30 - 10 Tetor, 2018

Gratë dhe vajzat në zonën e Lezhës janë të detyruara që të udhëtojnë drejt Tiranës ose Shkodrës për të marrë shërbimin e mamografisë. Aparati ishte me defekt që kur iu dhurua spitalit.

Në Lezhë, mamografia nuk është një shërbim që kryhet pranë institucioneve të shëndetit. Aparatura qëndron në magazinë pasi nuk funksionon. Pacientët janë në pritje prej më shumë se një viti.

Gratë dhe vajzat e Lezhës janë të detyruara ta marrin këtë shërbim në Shkodër dhe Tiranë.

Mjekia onkologe Bardha Gjoni thotë se gjatë muajit Tetor dyndje të grave dhe vajzave që duan të kryejnë diagnostikimin, por që në mungesë së aparaturës gjithçka bëhet më e vështirë.

“Mamografia në Lezhë, në strukturë publike akoma nuk shtë arritur të kryhet megjithëse aparatura e mamografisë ka ardhur në spital, por akoma nuk ka arritur akoma të vihet në punë. Kjo për faktin se nevojitet buxhet shtesë, i pamundur të përballohet nga spitali deri tani”, tha mjekja.

ABC News u interesua në Dejtorinë e Spitalit Rajonal të Lezhës. Drejtuesit aty thonë problemi do të zgjidhet nga Ministria e Shëndetësisë pasi aparatura ka shfaqur defekt që në momentin kur ajo i është dhuruar spitalit.

“Prej më shumë se një viti ka mbërritur në spitalin e Lezhës aparatura e mamografisë, e cila asnjëherë nuk është vënë në funksion pasi sipas drejtuesve të spitalit ka ardhur me një defekt teknik, riparimi i së cilës kushton rreth 20 mijë euro ndaj dhe presin edhe ndihmën e Ministrisë së shëndetësisë që të alokuojë fondet që të zgjidhet ky problem”, raporton Gjergj Figuri.

Mamografia e lëvizshme është zgjidhja e vetme që kanë gratë dhe vajzat e Lezhës, por kjo vetëm gjatë muajit Tetor. Kurse jashtë kësaj periudhe, ky shërbim do të mungojë deri sa të gjendet fondi për riparimin e defektit në aparaturën e dhuruar nga donatori.

Gazetar i ABC News, Gjergj Figuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!