Lezhë/ Aksident në lagjen “Gurra”, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

schedule17:04 - 11 Maj, 2025

schedule 17:04 - 11 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur kete pasdite në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 16:30, në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, shtetasi A. J., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset P. D., 59 vjeçe, dhe Xh. D., 20 vjeçe, të cilat ishin këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, të dyja kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë dërguar në spital, ku shtetasja P. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve hetimore, pas disa orësh, drejtuesi i mjetit, së bashku me automjetin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Shtetasi A. J. është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. “njofton policia

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!