Lezhë, 13-vjeçarja bie nga dritarja e katit të katërt të pallatit

schedule19:02 - 7 Prill, 2022

schedule 19:02 - 7 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku jetonte pranë rrugës së Shtrausit në Lezhë.

Nga dritarja e katit të katërt ajo ka rënë në ballkonin e një kati më poshtë. Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:20, tek një pallat në Rrugën “Shtraus” në qytet Lezhë, e mitura 13 vjeçare E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të 4-tërt të banesës ku banon, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!