Pas dorëheqjes së Gjergj Prendit, institucioni i prefektit në Lezhë do të drejtohet nga Taulant Malshi, i cili mbante pozicionin e Drejtorit të Sigurimeve në Lezhë.
Ai është prezantuar para drejtuesve lokalë nga zëvendesministri i Brendshëm, Andi Mahila.
Pasi vlerësoi puneë e ish prefektit të dorëhequr, Mahila tha se me ndryshimet ligjore është përmirësuar roli i prefektit duke shtuar se sfida e parë e prefektit të ri janë zgjedhjet parlamentare të majit.
Sipas tij, për të siguruar një proces zgjedhor të lirë dhe në perputhje me kodin zgjedhor, duhet një koordinim i mirë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Policinë e Shtetit.
Duke iu drejtuar drejtuesve lokalë të pranishëm në marrjen e detyrës, Prefekti i ri, Taulant Malshi, kërkoi angazhim maksimal dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet për të përballuar sfidat me të cilat do të përballen.
Prefekti i sapo emëruar, Taulant Malshi, ka drejtuar disa institucione të rëndesishme në Lezhe, ku është vlerësuar për performancën e arritur./abcnews.al


