Ndërsa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KZAZ-të në vend janë duke bërë gati godinat e tyre.
Në Lezhë, kanë mbërritur materialet zgjedhorë për dy KZAZ-të e këtij qyteti, më respektivisht për atë 12 dhe 13.
Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC se qarku i Lezhës ka edhe dy KZAZ të tjera që është ajo e Kurbinit dhe e Mirditës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani kanë mbërritur në këto dy KZAZ vetëm materialet ndihmëse për procesin zgjedhor që janë kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe në vend numërimet e votave. /abcnews.al