Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ndau emocionet e tij nga ardhja e tij në klubin katalanas.
“Jam shumë i lumtur që jam në Barcelonë. Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm dhe i mirë për ekipin. Duhet të kemi pak durim, sepse tani jemi në rrugën e ndërtimit”, tha Lewandowski.
Futbollisti tha se i pëlqen të shënojë gola dhe këtë vit do të tentojë të fitojë Këpucën e Artë, por arritjet e ekipit janë gjithmonë të parat.
Sulmuesi 34-vjeçar ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar 4 asistime. /G.D abcnews.al/