Robert Lewandowski duhet ta kishte një “Top të Artë” në vitin 2020, pas sezonit fantastik me Bayern Munich.
Atë vit trofeu nuk u dha prej pandemisë, ndërsa vitin pasardhës Messi e mori para sulmuesit që ishte me bavarezët.
Lewandowski ka dhënë së fundmi nëj intervistë dhe deklarata e dhënë me siguri nuk do të pëlqehet nga tifozët e Bayern Munich.
“Te Barcelona e fitonin shumë lojtarë, por “Topi i Artë” s’më lë pa gjumë. Mendoj se te Barcelona ka një rrugë më të shkurtër për te “Topi i Artë”, sesa te Bayern Munich”, ka thënë Lewandowski. / abcnews.al