Robert Lewandowski është pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në botë. Sulmuesi polak është një makineri e vërtetë teksa ka arritur të jetë një lojtarë vendimtarë te skuadra e Bayern Munich.
Në çdo ndeshje polaku ishte i destinuar të linte “firmën” e tij, dhe të shënonte të paktën 1 gol, por duket se në dy ndeshjet e fundit nuk ka mundur të bëjë diçka të tillë.
Në fitoren që Bayern arriti kundër Barcelonës me shifrat 3-0 në Champions League, Lewandowski nuk mundi të shënonte në portën e Ter Stegen, po ashtu edhe në fitoren kundër Mainz në Bundesliga sulmuesi polak nuk ka mundur të dërgojë topin në rrjetë.
Një gjë e tillë 33-vjeçarit nuk i ndodhte prej 15 muajsh, ndeshjet e fundit që Leva nuk ka arritur t’u shënojë kundërshtarëve ka qenë përballja me Dortmund në Superkuipën e Gjermanisë, dhe në kampionat ndaj Hoffenheim. /f.a/abcnews.al