Lewandowski: Nga ne pritet shumë, kemi treguar mentalitetin e duhur

schedule23:25 - 6 Tetor, 2020

schedule 23:25 - 6 Tetor, 2020

Bayern Munchen ka pasur disi ulje-ngritje këtë sezon në rezultate. Një ndër futbollistët që e ka konstatuar këtë gjë, është Robert Lewandowski. Sulmuesi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me momentin aktual të bavarezëve:

“Kemi treguar se kemi mentalitetin e duhur, duke dhënë maksimumin deri në fund dhe duke marrë tri pikët”, tha fillimisht Lewandowski. “Jam i sigurt se do të kthehemi në rrugën e duhur pas kombëtareve.

Është një vit i jashtëzakonshëm për ne, kemi fituar gjithçka duke treguar futbollin më të mirë të historisë së Bayern, kështu që tani pritet shumë nga ne, duhet të jemi gati”, përfundoi bomberi polak./abcnews.al