Përballje derbi në merkato nuk kanë munguar kurrë dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë dhe këtë verë. Bëhet fjalë për një garë mes Milanit dhe Interit për talentin polak, Aleksander Buksa.
Sipas raportimit të “Tuttomercato”, janë disa klube të Seria A të cilët janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Wisla Krakow, por ekipet milaneze janë më të favorizuara. 17-vjeçari zhvilloi disa paraqitje shumë të mira këtë sezon, duke rënë menjëherë në radarin e klubeve të mëdha.
Madje adoleshenti vendosi dhe një rekord në Poloni, duke u kthyer në lojtarin e parë të lindur në shekullin e 21 që ka shënuar gol në Ekstraklasa. Buksa numëron 14 paraqitje këtë sezon, ku e ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al