Lewandowski i çmendur, Mourinho kualifikon Tottenhamin

schedule23:00 - 26 Nëntor, 2019

schedule 23:00 - 26 Nëntor, 2019

Janë mbyllur gjashtë sfidat e Champions League, të cilat startuan në orën 21:00. Bayern Munchen shkatërroi me rezultatin 0-6 ekipin e Cverna Zvezdën, me një super Lewandowski. Sulmuesi polak shënoi katër gola në harkun kohor të 15 minutave, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Goretzka dhe Tolisso.

Tottenham fitoi me përmbysje 4-2 përballë Olympiacos. Miqtë nga Greqia shënuan shumë shpejt dy herë, por Mourinho ndërhyri në formacion dhe arriti të përmbysë gjithçka në 4-2. Alli, Kane x2 dhe Aurier shënuan për të besuarit e Mourinhos. Tottenham kualifikohet në fazën me eliminim direkt, së bashku me Bayern Munchen.

Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë Dinamo Zagreb, duke komplikuar kualifikim për në fazën tjetër. Dinamo Zagreb ka 6 pikë, Shaktar Donetsk 5 dhe Atalanta 4. Shaktari i mori një pikë Manchester Cityt sot, me sfidën që u mbyll 1-1.

Juventusi mposhti 1-0 ekipin e Atletico Madrid, falë një supergoli të Paolo Dybala. Me këtë humbje, Atletico rrezikon kualifikimin, pasi Leverkusen ka vetëm një pikë më pak. Supersfida mes Real Madrid dhe PSG-së është mbyllur në barazim spektakolar 2-2, me të dyja skuadrat që janë të kualifikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!