Robert Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të mirë të momentit, i cili është më i vlerësuar në futboll.
Sulmuesi polak po shkëlqen me Bayern Munich, i cili prej më shumë se 10 vitesh mban të veshur fanellën e gjigandëve gjerman.
Në një intervistë 33-vjeçari ka zbuluar një detaj interesant sa i përket fëmijërisë së tij, teksa është shprehur se gjithmonë ka mbajtur fanellën e Interit veshur.
Gjithashtu polaku shton se ka qenë i apasionuar pa legjendës Alessandro Del Piero.
“Kur isha i vogël kam ndjekur shumë Serie A sepse ka pasur shumë skuadra si Juventus, Inter, Milan apo Roma. Kam pasur një fanellë të Inter, por nuk kam bërë tifo për asnjë nga skuadrat. Lojtarët e mi të preferuar kanë qenë Baggio dhe Del Piero.
Madje, kam mbajtur edhe një bishtalec për t’i ngjasuar Baggios. Më pas jam apasionuar pas Del Pieros, por nuk mund të zgjedh mes këtyre dy futbollistëve”, ka deklaruar Lewandowski. /f.a/abcnews.al