Robert Lewandowski ditën e djeshme u prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Barcelonës. Në prezantimin e sulmuesit polak ishin në pranishëm mijëra tifozë, plot 59 mijë të cilët ishin pozicionuar në shkallët e stadiumit “Camp Nou”.
Kjo shifër është shumë mbresëlënëse, pasi polaku u bë lojtari i dytë më i popullarizuar i Barcelonës për prezantim, menjëherë pas Zlatan Ibrahimovic.
Kur Ibrahimovic u prezantua në vitin 2009 në tribuna kishte 60,000 tifozë, saktësisht aq sa numri i biletave që u dolën në shitje. Qëndrimi i suedezit nuk ishte i gjatë te Barcelona, pasi ai u largua pas një viti.
Kujtojmë se Lewandowski u transferua nga Bayern Munich te Barcelona për shifrën e 45 milionë eurove plus 5 të tjera në formë bonusesh. /f.a/abcnews.al