Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë. Tentoi t’i ikte policisë, kishte vendosur maskë silikoni

schedule09:09 - 6 Prill, 2026

schedule 09:09 - 6 Prill, 2026

Një 37-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”.

Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi motomjetit pa targa, me të cilin lëvizte 37-vjeçari.

37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, teksa arrestimi i tij u krye në afërsi të liqenit të Paskuqanit.



Në momentin e ndalimit, është konstatuar se 37-vjeçari kishte vendosur maskë silikoni. Gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde eksplozive, gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se 37-vjeçari më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë.

Ndërkaq, më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një tjetër shtetasi, ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Motomjeti me të cilin 37-vjeçari u konstatua duke lëvizur gjatë natës, në rrugën “Mustafa Lita”, është i vjedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!