Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni”.
23-vjeçari lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri.
Në taksi, ndodhej dhe kushëriri i tij, i cili u procedua penalisht.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./abcnews.al

