Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëvizte i armatosur/ Tiranë, arrestohet 32 vjeçari, me precedent për vjedhje dhe narkotikë

schedule12:13 - 17 Gusht, 2025

schedule 12:13 - 17 Gusht, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë finalizuar me sukses operacionin policor me emër koduar “The Walker”, pas marrjes së informacionit se një person po qarkullonte me armë zjarri.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik në zonën e rrugës ‘5 Maji’, trupa policore i gjeti 32-vjeçarit një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua si provë materiale. / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!