Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëvizte i armatosur/ Pranga 28-vjeçarit në Durrës, 13 vjet më parë ekzekutoi me armë zjarri shokun e shkollës

schedule09:19 - 30 Mars, 2026

schedule 09:19 - 30 Mars, 2026

DURRËS- Forcat “Shqiponja’ kanë arrestuar një 28-vjeçar në Durrës, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë  lagjen nr. 13, Durrës, ndërsa ishte pasagjer në automjeti me drejtues një 25-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, Edrin Varakut iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.



Ai nuk është emër i panjohur për organet ligjzbatuese. Rreth 13 vjet më parë, Varaku ekzekutoi shokun e shkollës me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi ne ambientet e praktikes ne shkollën profesionale “Beqir Cela” në Durrës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!