Një 32 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi lëvizte i armatosur me taksi me qëllim shmangien e kontrolleve të policisë.
Ai u ndalua në rrugën “Myslym Keta” dhe gjatë kontrolleve, policia i gjeti në çantë 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 9900 euro dhe 250 000 lekë.
I arrestuari rezulton shtetas me precedent për krime kundër jetës.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

