Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje aleatët e tij për lëvizjet e reja të opozitës. Basha ka vendosur që ti rikthejë normalitetin opozitës duke lajmëruar edhe një mbledhje që do të zhvillohet ditën e sotme rreth ores 12:30
Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për “ABC News” se gjatë këtyre ditëve opozita përmes kryedemokratit Basha ka ofruar propozimet e tij.
Ndërkohë ai ka shprehur vazhdimisht rezerva për një mangësi të testeve. Opozita ka kërkuar që duke ndjekur modele të tjera të shtohet numri i testimeve duke theksuar se kjo është e vetmja formë që situata e pandemisë të kalojë me sa më pak dëme.
Sa i takon pagës apo ndihmesës financiarë për qytetarët apo bizneset pritet që kreu PD të ofrojë propozimet e tij. Gjatë këtyre ditëve Basha ka bërë me dije që prioritet do të jenë çështjet shëndetësore. Ndërkohë shtyrja e gjendjes natyrore sipas opozitës nuk duhet të ishte realizuar. Këto çështje pritet të jenë objekt i diskutimit në mbledhjen e sotme.