Lëvizjet e mundshme të merkatos nga Juventus

schedule15:08 - 10 Tetor, 2021

schedule 15:08 - 10 Tetor, 2021

Tuttosport përqëndrohet tek Juventus duke analizuar planet e bardhezinjëve për sezonin e ardhshëm. Vendimi i Vlahovic për të mos rinovuar kontratën në skadencë në 2023 me Fiorentinën bën që serbi të jetë një nga prioritetet e bardhezinjëve për përforcimin e sulmit.

Së fundmi flitet edhe për rikthimin e Pogba me parametër 0 dhe për Aurelien Tchouameni i cili mbetet prej verës së kaluar një ng objektivat kryesorë për mesfushën. Ndërkohë që një tjetër emër për të ardhmen dhe italianizimin e ekipit është sulmuesi i Pisa, Lucca.

Tuttosport interviston disa nga agjentët më të famshëm italianë të cilët komentojnë këto lëvizje, duke filluar nga Beppe Bozzo:

“Commisso ka potencialin për të mbajtur Vlahovic dhe për ti ndryshuar mendje, nëse Fiorentina do të vazhdojë të ecë mirë. Nëse jo mendoj se do të transferohet në Premier League.

Për Pogba, Juve po përpiqet por nuk mendoj se mund të bëjë një operacion të tillë duke parë goditjet e fundit falas të bëra ndër vite. Bardhezinjtë duhet të mbajnë ekuilibrat në dhomat e zhveshjes për sa i përket rrogave.”

Giovanni Branchini shprehet:

“Vlahovic mendoj se do të qëndrojë në Firence më gjatë sesa shumica mendojnë. Nëse do të përsërisë sezonin e fundit, shumë big do të interesohen për të. Nuk mendoj se Pogba ka pritshmëritë ekonomike që përputhen me Serie A. Tchouameni më duket si një operacion i afërt për Juven. Lucca nuk është gati për një skuadër të madhe. Rrezikon të digjet.”

Së fundmi, Claudio Vigorelli shton:
“Vlahovic e shikoj në Premier tek Liverpool, Tottenham ose City. Por shpresoj tek Juventus për të mirën e Serie A. Mes Pogba e Tchouameni mendoj se i dyti mund të përputhet me projektin e ri të bardhezinjëve. Lucca është e rëndësishme të luajë rregullisht”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!