Lëvizjet e fundit dhe ekzekutimi i Bardhok Planait, makina e autorëve ishte vjedhur në Tiranë

schedule10:42 - 6 Prill, 2021

schedule 10:42 - 6 Prill, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Bardhok Planai në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. ABC mëson se makina tip “Volkswagen Passat” që u gjet e djegur jo shumë larg vendit të krimit, rezulton se është vjedhur në Tiranë. Makina është denoncuar si e vjedhur nga pronari i saj. Ndërkohë për sa u përket targave italiane të mjetit, ABC mëson se nuk rezultojnë në sistem dhe dyshohet se janë të çregjistruara. Nga hetimet e deritanishme të kryera nga policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët, tip “Passat”, me targë FV 140 MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë. Nga verifikimet ka rezultuar se autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti para se të kryhej krimi. Pas vrasjes makina u gjet e djegur brenda së cilës ndodheshin 2 armë zjarri automatike model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja.

Lexo edhe:Ekzekutohet “Kumbari” i Shkodrës

Ndërkohë mësohet se Planai në momentin e vrasjes sapo kishte dal nga banesa e tij, dhe ishte drejtuar për në fshatin Grudë e Re, ku ka edhe të afërm të tij. Ai ishte drejtuar për tek ta, që të festonte Pashkët.

ABC mëson po ashtu se Planai tre orë para vrasjes ka qenë në spitalin Rajonal të Shkodrës,  pasi mësohet se ka pasur nënë e tij të shtruar në spital. Më pas e ka çuar në shtëpi, ndërsa ka kryer një lëvizje tjetër deri në Kryebushat te hoteli që është në pronësi të tij, për tu kthyer më pas në banesë. Rreth orës 21:00 ai ka dalë sërish dhe rrugës më në Grudën e Re i është bërë atentati duke e lënë të vdekur në vend.

Lexo edhe: VIDEO-Ekskluzive/ Pritë në errësirë dhe breshëri kallashi, si u ekzekutua “kumbari” i Shkodrës

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 132 gëzhoja fishekësh, ndërsa makina e Bardhok Planait ishte bërë “shoshë” në plumba. Planai ka marrë disa plumba në turp, por sipas ekspertizës së parë tre kanë qenë fatal pasi e kanë kapur në kokë dhe në zemër. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!