Lëvizjet demografike ndikojnë tregun e punës/ Begaj: Duhet strategji afatgjate për zgjidhjen e problemit

schedule22:11 - 10 Tetor, 2025

schedule 22:11 - 10 Tetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka ngritur shqetësimin për krizën demografike që ka prekur Shqipërinë dhe rajonin. Duke folur para akademikëve të Kosovës dhe Shqipërisë kreu i shtetit theksoi se ndryshimet demografike kërkojnë  një strategji të mirëfilltë

Ndërkohë që guvernatori Gent Sejko tha se Demografia përfaqëson një forcë të fuqishme ekonomike dhe kërkon bashkëpunim të të gjitha aktorëve për zgjidhjen

Ministrja për Ekonominë Delina Ibrahimaj argumentoi se teknologjia po shihet tashmë si një mundësi për të kompensuar mungesat e punonjësve

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës pati si synim të bashkojë akademikë, studiues dhe përfaqësues institucionesh qendrore nga Shqipëria e Kosova, për të diskutuar mbi masat që duhet të merren për trajtimin e kësaj problematike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!