I pafat: Kështu mund të quhet Antoine Griezmann, pasi me raportimet e fundit nga Franca, Neymar i ka thënë “po” Barcelonës dhe me shumë gjasa, në verë do të ketë një rikthim të bujshëm të brazilianit në Katalonjë.
Në rast se ndodh ky transferim, Griezmann mbetet në udhëkryq, pasi me shumë gjasa do të ulet në stol dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak 29 vjeçarit (i mbushi sot). Në të gjitha kompeticionet, kampioni i botës ka shënuar 14 gola për Barçën.
10 nga këto gola, kanë qenë shumë të rëndësishëm, pasi kanë qenë golat e parë të sfidës. Kjo gjë tregon se Griezmann ka qenë influencial për katalanasit, por një rikthim i Neymar, hedh poshtë çdo statistikë. Një verë e nxehtë parashikohet në Spanjë…/abcnews.al