“Lëvizje spektakolare, do t’i lërë të gjithë pa fjalë”, Lorenc Vangjeli e zbulon: Çfarë do të bëjë Sali Berisha në shtator

schedule14:08 - 27 Maj, 2022

schedule 14:08 - 27 Maj, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli, në “ABC Live” është ndalur tek situata politike në Shqipëri dhe lëvizjen e Sali Berishës, duke thënë se ish-kryeministri në shtator, do të bëjë një “lëvizje surprizë” që do ti lërë të gjithë “pa tekst”.

Lorenc Vangjeli ka shpjeguar mes të tjerash se pritet që Sali Berisha të bëjë një hap pas në Partinë Demokratike pasi i ka përmbushur egot e tij personale. Ai parashtroi iden që Sali Berisha në shtator të bashkohet me Ilir Metën.

“Berisha e ka shumë të vështirë të tregojë primatin në PD. E mos të themi pastaj për Edi Ramën. Është provokim dhe luftë fuqie. Në Grupin Parlamentar, Berisha nuk komandon.  Është lufta mes organizmave të ndryshme.”

“Nëse i humbet zgjedhjet. Dhe me të gjitha gjasat. Do duhet të japë dorëheqjen dhe do i shtrohet një votëbesimi poshtërues. Gjyqtari vendim e jep vitin tjetër. Lana do rrjedhë në të njëjtin drejtim. Nuk ka asnjë ndikim cilado të jetë vendimi i Apelit. Gjyqi i vërtetë i kësaj beteje është vitin e ardhshëm. Besoj do ketë formulë tjetër. Në shtator mund të ndodh tjetër gjë.”

“Janë shanse kundër kësaj që them unë. Që një lëvizje surprizë e Berishës që do habisë edhe Edi Ramën pritet në shtator. Por janë kundër. Berisha është serioz në synimet  veta. Fitorja e tij e fundit ishte mbi Ibsen Elezit. Jo vetëm që është i pamjaftueshëm ai vetë, por është kush për t’i lënë demokratët në opozitë. Ai ka projektuar edhe një fitore mbi SHBA. Berisha po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shumë në disa vite. Fitorja e tij ishte spektakolare. Me këtë fitore mund të gjejë zgjidhje që të shmang humbjen. Në shtator në tryezën e opozitës. Do dal një tjetër opozitar, si Ilir Meta. Ai ka një marrëveshje që në Ballkan shkon shumë. Nuk bëhen bashkë nga dashuria por nga urrejtja. Kanë arsyet e botës që të urrejnë Edi Ramën. Do të jenë bashkë kundër kryeministrit.”

“Logjika e këtyre këto dy burrave shkon vetëm në këtë drejtim. Zoti Berisha mund të tërhiqet një hap pas. Ai mori çfarë donte. Fitoi atje ku ishte humbës. E kënaqi egon e tij. Thash se po ndjek logjikën. Është burrë i mençur. Pret që në derën e tij të trokasin por jo demokratët. Kështu do të ndodh. Berisha po luan në ekstremet që duhet të jesh pjesë e politikës ose të kesh forcë për ndryshuar stabilitetin. Karma nuk harron kurrë. Çfarë ka bërë do t’i kthehen.” tha Lorenc Vangjeli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!