Lëvizje me “silenciator”, Partizani e mbyll me dy lojtarë të Shqipërisë U21

schedule22:37 - 3 Korrik, 2021

schedule 22:37 - 3 Korrik, 2021

Partizani ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe dy lojtarët që pritet të zyrtarizohen janë elementë që mund të vlejnë shumë për të ardhmen, pse jo edhe për t’u shitur jashtë vendit.

Një prej tyre është mbrojtësi Eljon Sota, ish-kapiten i Apolonisë që kërkohej nga Dinamo e Tirana. I riu, i cili ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U21, do të jetë një nga përforcimet në skuadrën e Dajës.

Afrimi tjetër është portieri Vokli Laroshi. Edhe 19-vjeçari ka mbajtur shiritin e kapitenit, te Turbina në Kategorinë e Parë.

Ofertat në Superiore i ka pasur të shumta dhe më në fund ka pranuar propozimin e “demave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!