Lëvizje “blic” e Roshit, lë Rusinë pas 5 vitesh. E presin në Hungari

schedule08:37 - 15 Shkurt, 2021

schedule 08:37 - 15 Shkurt, 2021

Një lëvizje “blic” vjen nga Rusia, atje ku Odise Roshi do të lërë pas plot 5 vitesh skuadrën e Akhmat Grozny dhe do kalojë në Hungari. Kjo është ajo që bën me dije Supersport, që shton se fieraku do të bashkohet me skuadrën e Diosgyori VTK.

Kjo e fundit ndodhet në vendin e fundit në renditje dhe kërkon lojtarë me cilësi për të shpëtuar sezonin dhe siguruar qëndrimin në elitën e futbollit hungarez. Të martën Roshi do të jetë në Hungari për të hedhur firmën mbi kontratë.

Roshi këtë sezon ka luajtur në vetëm 6 ndeshje me Akhmat Grozny dhe ka shënuar dy gola, teksa vjen nga një dëmtim i vështirë i pësuar muaj më parë. Tek Diosgyori VTK Roshi gjen Hysen Memollën, teksa po në Hungari aktivizohet edhe Myrto Uzuni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!