Bledar Devolli ka lënë drejtimin e moshave të Tiranës dhe do të kalojë te Dinamo e drejtuar nga Bledi Shkëmbi.
Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Devolli do të jetë ndihmës i trajnerit korçar te 18 herë kampionët e vendit.
Devolli për herë të fundi në Superiore ka drejtuar skuadrën e Kastriotit, ndërsa më pas provoi një eksperiencë te Drenica në Kosovë.
Gjirokastriti në të shkuarën ka drejtuar edhe Luftëtarin, Kamzën, Bylisi, Tomorin dhe KEK-un në Kosovë. / abcnews.al