Lëvizja e shisheve, paralajmëron UEFA: Kujdes, keni detyrime! Do ju dënojmë

schedule20:18 - 17 Qershor, 2021

schedule 20:18 - 17 Qershor, 2021

Cristiano Ronaldo dhe më pas Paul Pogba. I pari hoqi shishet e Coca Cola gjatë konferencës për shtypin, veprim që pati impakt të madh dhe i shkaktoi humbje të mëdha në bursë kompanisë së famshme amerikane. “Pini ujë”, u shpreh CR7.

Mesfushori francez e “kopjoi”, por zgjodhi të ulte poshtë tavolinës një shishe Heineken. Pogba është besimtar i rregullt mysliman, fe që nuk e lejon konsumimin e alkoolit. Mbrëmjen e kaluar nuk mungoi as gallata e Locatellit, mesfushorit të Italisë.

Ky i fundit, i cili realizoi dy gola në suksesin 3-0 ndaj Zvicrës, largoi shishet e Coca Cola, por jo plotësisht, veprim që u kap nga kamerat. Një gjë e tillë ka acaruar UEFA-n, që ka paralajmëruar lojtarët t’i japin fund këtyre veprimeve.

Lojtarët janë të detyruar të zbatojnë rregullat e turneut. UEFA nuk do të dënojë kurrë një lojtar drejtpërdrejtë, do e bëjmë gjithmonë nëpërmjet Federatave. Ne kemi një rregullore të nënshkruar nga pjesëmarrësit, të cilët janë Federatat.

I kemi kujtuar Federatave të përfshira që kanë detyrime dhe fitimet nga sponsorët janë rëndësishme për turneun dhe futbollin evropian“, u shpreh Martin Kallen, drejtori i Euro 2020.

Coca-Cola dhe Heineken janë dy ndër 12 sponsorët e nivelit më të lartë për Euro 2020 duke kontribuar në të ardhurat totale të turneut, që shkojnë rreth 2 miliard euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!