“Lëvizja e re politike”, Murrizi: Do të ftojmë të gjithë ata që duan të rrëzojnë Ramën

schedule22:17 - 15 Maj, 2020

schedule 22:17 - 15 Maj, 2020

Myslim Murrizi, nënkryetar i Kuvendit mbrëmjen e sotme në “Provokacija” ka komentuar situatën politike në vend. Më herët Murrizi ka konfirmuar krijimin e një partie të re. Ai  u shpreh se do të kandidojë dhe nëse shkon apo jo në Parlament këtë e vendosin qytetarët.

“Shpresoj që në qark të Fierit nëse ligji do të jetë ky që është, unë do të jem kandidat”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio deputeti theksoi se pavarësisht se nuk kanë mbështetje, po kërkojnë një ndryshim të sistemin për t’i dhënë të drejta popullit shqiptar.

Sipas tij Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk pranojnë ndryshimin sepse kanë frikë se i rrëzohet pushteti. Gjithashtu Murrizi shtoi se prej tre vitesh bëhet luftë në grupin Parlamentar të PD.

“Unë jam bërë demokrat pa e ditur se kush është Lulzim Basha. Të jesh demokrat nuk do të thotë që duhet t’i marrësh leje Lulit. Luli është kryetari i shtatë në radhë për mua. Pas Lulit do vijë një tjetër. Nuk pyes për ata 30 anëtarë kryesie. Të jesh demokrat të pranosh mendimet diverse të atij që ke përballë. Kryesorja është të respektosh votën. Të zgjidhësh problemet me votë. Unë në parimin bazë të respektoj votën, kush vjen me votë unë e pranoj”, u shpreh ai.

Rudinën përse e larguat?

Murrizi: Ka një vit që ajo e drejton. Ai grup është rebel, e para nuk jemi grup i mirëfilltë, funksionon një hallkë hakikati. 5 prej anëtarëve nga 9 që ishim vendosëm që të shkarkonim Rudinën dhe të vendosnim dikë tjetër. Rudina nuk është demokrate aq sa duhet. Do ftojmë të gjithë ata që duan të rrëzojnë Ramën apo sivëllaun e tij. Jam për administratë zgjedhore, procesi zgjedhor është i pabesueshëm.